Tashmë është zyrtare, Andrea Sotil është trajneri i ri i Udinezes.
48-vjeçari ka firmosur një kontratë për 1 vit deri më 30 qershor 2023 me klubin nga Friuli.
Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare skuadra bardhezi me anë të një komunikatë në sajtin e saj duke i uruar mirëseardhjen trajnerit që e mbylli me Askolin në Serinë B.
Më parë italiani ka qenë trajneri edhe i skuadrave të Peskarës, Katanias, Livornos, Sirakuzës, Paganezes, Kuneos dhe Gubios.
Sotil e njeh Udinezen mjaft mirë pasi ka mbajtur veshur fanellën bardhezi si futbollist nga viti 1999 deri në 2003.
UFFICIALE ✍️
Bentornato Andrea!
Da calciatori hai difeso i nostri colori, siamo felicissimi di riaccoglierti nella famiglia bianconera.
Buon lavoro Mister!⚪️⚫️ #ForzaUdinese #AlèUdin #Udinese #Sottil #AndreaSottil pic.twitter.com/wTNc4N0AgP
— Udinese Calcio (@Udinese_1896) June 7, 2022
– Arena e Lajmit

Loading…