BE e shqetësuar për marrëveshjen e Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara, Pollo: Pazari te Nusreti pengesë që Rama po na ngre drejt Europës

Pollo

Bashkimi Europian ka kërkuar të ketë më shumë qartësi rreth një marrëveshje tregtare mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Qëndrimi i Brukselit është bërë publik në takimin e 13-të Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë.

“Lidhur me marrëveshjet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, Komisioni theksoi nevojën për qartësi të marrëveshjes tregtare në lidhje me mënyrën se si kompanitë e BE-së mund të konkurrojnë mbi baza të drejta dhe të barabarta për kontrata publike, siç parashikohet në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit”, thuhet në njoftimin për mediat të Komisionit Europian.

Lidhur me këtë qëndrim të Brukselit ka reaguar edhe ish deputeti i PD-së, Genc Pollo.

“Edhe pazari i “Biftekut tek Nusreti” në Emirate është një tjetër pengesë e Ramës në rrugën e Shqipërisë drejt Europës. Rama gjeti gjoja me një miliarder arab por në fakt don të bëjë transferimin e pronës publike në portin Durrës e përreth tij tek privati i preferuar”, shkruan Pollo.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×