Argjentina fitoi 5-0 kundër Estonisë miqësoren e dytë në turin e saj europian dhe një nga testet e fundit përpara Botërorit. Në sfidën që u luajt në Pamplona, skenën nuk e vodhi vetëm autori i 5 golave, Lionel Mesi, por edhe këngëtarja argjentinase e cila këndoi himnin dhe disa prej këngëve të saj.
Kala Bidner, vetëm 17 vjeçe, ka studiuar piano dhe shumë shpejt pritet të shndërrohet në yllin e ri të muzikës argjentinase. Ajo është edhe kantautore.
“Ishte një krenari për mua që përfaqësova vendin tim duke kënduar himnin e Argjentinës përpara kombëtares”, tha ajo në përshëndetjen për skuadrën e Skalonit, e cila është një prej favoriteve për të triumfuar në Botërorin e Katarit këtë vit. Dhe do të jetë shansi i fundit për ta bërë me Lionel Mesin në skuadër.
Kapiteni ka paralajmëruar tërheqjen nga kombëtarja pas turneut të këtij dimri.
Arena e Lajmit

Loading…