“Në pjesën e dytë gabuan lojtarët, jo trajneri”, Shkëmbi analizon Shqipërinë: Broja dhe Kombëtarja duhet të gjejnë dëshirën e përbashkët

Bledi Shkëmbi, ish futbollisti i përfaqësueses shqiptare, ka analizuar në “Sport News” në “News 24” barazimin e Shqipërisë në Islandë. Në bashkëbisedimin me moderatoren Enxhi Biba, ai ka theksuar se e cilësonte pozitiv barazimin, pavarësisht pritshmërisë që kishte për këtë ekip, ndërsa nuk fajësonte trajnerin Reja për pikët e lëna në Reikjavik.

dfdsfsdsdf

“Personalisht e mendoj barazimin si pozitiv, por duke marrë parasysh pjesën e dytë, skuadra nuk na pëlqeu të gjithëve. Pjesa e parë ishte ndryshe. Në pjesën e parë mundohemi të kontrollojmë lojën dhe luajmë pa inferioritet e për mua kjo do të thotë shumë. Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të mos gabojmë e të shënojmë ndonjë gol më shumë.

Kjo nuk është Islanda e para disa viteve, por edhe ne kishim disa mungesa në sulm. Mendoj se do të ishte ndryshe nëse Broja do të ishte në lojë, nuk do të bënim gabime si ai i pësimit të golit. Nëse nuk gabonim, Islanda do ta kishte shumë të vështirë për të shënuar.

Në futboll nuk mjafton diferenca në vlera, sidomos në një ndeshje. Kemi qenë edhe ne inferiorë me skuadra më të mëdha se ne sa i përket vlerës. Në ndeshje të veçanta nuk ka vlerë, aq më tepër Islanda që shquhet që jep gjithçka në fushë, që nuk ndalet së luftuari e vrapuari.

Mendoj se barazimi i mbrëmshëm nuk është çështje skeme, gabimet individuale nuk janë problem skeme. Ndoshta do të preferonim të luanim ndryshe duke parë rreshtimin, mua personalisht ndoshta nuk më pëlqen. Por gjithmonë ka të drejtë trajneri, se ai i stërvit, ka më afër lojtarët dhe e di më shumë se të gjithë si i ka lojtarët në këto momente. Ne kemi qenë si Islanda, por mendoj se kemi një futboll më të mirë, mundohemi gradualisht të shënojmë e të dalim në sulm. Shihet që ka një dorë trajneri, apo lojtarët e mirë, si mbrojtja apo portieri që luajnë në Serinë A. Kemi mesfushë të mirë. Mendoj se kemi cilësi dhe luajmë një futboll të mirë. Por futbolli ndahet nga detajet dhe kjo u pa kur Gjimshiti, ndoshta lojtari ynë më i mirë, gaboi dhe e pësojmë.

Formacioni? Duke pasur parasysh edhe mungesat, sidomos në sulm, mendoj se zgjedhjet ishin më të mirat e mundshme. Nuk dua të gjykoj a paragjykoj trajnerin, e thashë që brenda ekipit ka probleme që ne nuk i dimë nga jashtë e nuk duhet të paragjykojmë, siç ka thënë që Roshi ka pasur probleme e nuk është stërvitur. Ne para ndeshjes nuk e dinim. Manaj e Uzuni janë me probleme gjithashtu, nëse do të ishte grupi i plotë ndoshta do të kishim ndonjë ndryshim. Pikëpyetje ishte Seferi deri diku, për mua bëri ndeshje të mirë dhe meritoi formacionin dhe golin që shënoi.

sdfsdfsdfsdf

Ne po gabojmë shumë individualisht, po bëjmë gabime të tilla dhe nuk ka të bëjë me trajnerin, nuk ka çfarë të bëjë trajneri në këto raste. Ne ndonëse luajmë me 5 mbrojtës, nuk jemi të sigurt mbrapa, nuk po fitojmë me asnjë rival në ndeshjet e fundit dhe kjo na godet pak në anën psikologjike. Sa i përket emrave e cilësive, ne duhet të jemi më të fortë. Ndoshta te këta lojtarë që luajnë në Serinë A është edhe pjesa e lodhjes, e futbollistëve që kërkojnë e duan të jenë pushim. Po flas nga pjesa e futbollistit, çdo futbollist mezi pret kur mbaron kampionati të bëjë pushim, edhe pse është gjë e madhe kur luan me kombëtaren. Por ndoshta përqendrimi në këto momente, në këto ndeshje, bie dhe për fat të keq e pësojmë. Për fat të keq ishte gabimi i Gjimshitit.

Mendoj se Hysaj në të vërtetë në kombëtare nuk jep atë që jemi mësuar ta shohim në Serinë A. Sipas meje Hysaj vuan të luajturin në krahun e majtë, ai është tipik i krahut të djathtë që e bën shumë mirë, punëtor, jo me cilësitë më të mira teknike. Por e kemi të sigurt. Duke e kaluar në të majtë, nuk mund të bëjë maksimumin, nuk mund të jetë Hysaj. Deri diku nuk i vë shumë faj personalisht. Balliu edhe dje e tregoi se është lojtar me nivel shumë të mirë, e meritoi të luajturën. Por më shumë problem kemi situatën e Hysajt dhe krahut të majtë.

Sinqerisht pritnim të ishin në fushë emra si Asllani e Bajrami, ndoshta nga fillimi u mësuam me pjesën që nuk do të jenë. Por gjatë lojës prisja që duhej të aktivizoheshin. Janë pyetje që duhet t’ia bëjmë trajnerit se siç ndodhi me lojtarët e tjerë që kishin probleme, ndoshta trajneri ka menduar t’i ruajë për ndeshjen me Izraelin.

Seferi m’u duk po i njëjti siç a kam folur javë pas jave për të në Superiore, gjithmonë duke bërë maksimumin. Për fat të mirë arriti të shënojë gol duke i dhënë shumë besim skuadrës. Prisja pak më shumë nga Çikalleshi në disa situata që duhej t’i zgjidhë në funksion të skuadrës. Por ai vazhdon të jetë lojtar kryesor që në një ditë të mirë ndihmon skuadrën shumë.

Pas golit duhet që të ishim sjellë më mirë, e pranoi edhe trajneri. Ne fituam disa goditje standarde, por i ekzekutuam në mënyrën më të thjeshtë për Islandën, ndoshta duhet të mendonim diçka më ndryshe se Islanda është shumë e fortë në luftën në ajër. Duhej ta shfrytëzonim më mirë, shkuam aty ku Islanda ishte më e fortë.

Mendoj se ndryshimi mes pjesëve është nga ana psikologjike, duke ndryshuar ana psikologjike gjate 90 minutave, ndryshon edhe performanca e lojtarëve. Ndoshta trajneri duhej të kishte ndërhyrë me ndërrim më përpara, apo në pushim. Problemi në ndeshjen e ardhshme është që një rezultat jo i mirë të krijon trysni për të fituar ndeshjen e radhës, siç thotë trajneri që tani duhet të luajmë vetëm për fitore. Nëse do të fitonim, do të ishim më të qetë me Izraelin dhe duhet të dimë se Izraeli është ekip më i mirë, më i fortë se Islanda.

Trajneri mund të ketë një përgjegjësi të vogël vetëm për ndërrimet që ndoshta duhej të ndërhynte më shpejt. Por fillimi i pjesës së dytë nuk ka lidhje me trajnerin, janë lojtarët vetë brenda që marrin situatën në kontroll. Ndoshta janë ndjerë më të sigurt se sa duhet, më të fortë përballë kundërshtarit se vinin nga një pjesë e parë goxha e mirë. Problemi është që kur ndjehesh i fortë, të jep të kundërtën që kundërshtari të vë në presion dhe nuk arrin të kthehesh si në 45 minutat e parë.

asdsdasdda

Broja? Në fakt nuk është për t’u fshehur se këtu thonë që ka probleme shëndeti, COVID. Broja ndërkohë poston video duke u stërvitur. Është diçka që në fakt duhet ta sqarojnë njerëzit e Federatës, stafi i kombëtares, se nëse do të ishte do të na ndihmonte shumë, duke parë edhe këtë ndeshje. Shpresoj që Broja dhe kombëtarja të gjejnë dëshirën e përbashkët për të dhënë Broja maksimumin për kombëtaren. Broja duhet ta ndjejë vete, duke lënë mënjanë dëshirat, të luajë për kombëtaren. Kjo do të ishte ideale.

Në ndeshjen e radhës unë mendoj se do të ndryshoja. E dimë që taktikisht rreshtimi nuk ndryshon se trajneri Reja nuk e ka menduar në asnjë moment. Por mendoj se do të ndryshojë në emra, duke pasur parasysh gjendjen fizike të lojtarëve apo rikthimin e ndonjë lojtari me probleme të gjendjes fizike. Jam i bindur që 3-4 lojtarë do të ketë ndryshime në formacion.

Ne sidomos me ekipet rivale të drejtpërdrejta kemi shumë probleme. Shpresojmë që kjo të jetë ndeshja për të fituar, nuk do jetë e thjeshtë. I kemi mundësitë. Për meritë të Rejas, të gjithëve në FSHF, ka grup të mirë e cilësor. Shpresoj të jetë ndeshja e fitores por edhe kthimi i besimit për ndeshjet e ardhshme.

Kanë ndryshuar objektivat, që nga trajneri, të gjithë ne, tifozët, presim shumë të fitojmë ndeshjet e të jemi të parët në grup. Por kjo ndeshja e parë ndoshta i krijoi ekipit presion psikologjik. Do të ishte më e mira që të merrnim tre pikët duke luajtur jo mirë, por kur situata është që duhet të fitosh patjetër, duhet të jesh shumë i fortë që t’ia arrish.

Tifozeria mendoj se është një ndihmë e madhe për futbollistë. Gjithmonë tifozët, stadiumi… është një dëshirë e madhe, një plus për çdo lojtar për të dhënë mbi maksimumin e tij. Shpresoj të jemi edhe fat në këtë sfidë”, tha Shkëmbi.

Arena e Lajmit


Loading…

“Në pjesën e dytë gabuan lojtarët, jo trajneri”, Shkëmbi analizon Shqipërinë: Broja dhe Kombëtarja duhet të gjejnë dëshirën e përbashkët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook