
Kanye West ka një problem me GAP.
Të mërkurën, reperi i “Praise God” postoi një ‘screenshot’ në Instagram ku tregonte mesazhet me një mik, i cili kishte ndarë një postim të koleksionit të ri të bluzave të GAP, “Ky është Gap që kopjon YGEEB” – shkroi ai duke iu referuar Yeezy Gap Engineered nga Balenciaga, bashkëpunimi i West me gjigantin amerikan të veshjeve dhe labelin e modës luksoze.
“Pikërisht,” iu përgjigj West, 45 vjeç, shokut të tij.

Fituesi i Grammy-t ngriti një tjetër akuzë në mbishkrimin e tij krah postimit ku tha: “Por ata anuluan setin fotografik me fëmijët e mi në Japoni pa e ditur unë.”
Më pak se 24 orë më parë, West gjithashtu akuzoi kompaninë se ka realizuar një takim për dizajnet e tij pa të. “Gap mbajti një takim për mua pa mua?” shkroi ai krah një foto të syzeve të reja reflektuese të markës, të quajtura YR 3022 YZYGAP SHDZ të cilat së fundmi i ka vendosur Kim Kardashian dhe vajzat e ish-çiftit.

West kohët e fundit akuzoi edhe Adidas (që merret me prodhimin dhe shpërndarjen për markën e tij Yeezy) për lançimin e Yeezy Day, rritjen e stafit dhe marrjen e vendimeve rreth dizajneve pa dijeninë e tij.
West nënshkroi një marrëveshje 10-vjeçare me Gap në vitin 2020. Në fillim të këtij muaji, blerësit u ngritën kundër kur zbuluan se koleksioni Yeezy Gap po shitej nga qeset e plehrave në dyqane. (Në një postim të fundit të fshirë në Instagram, West u kërkoi ndjekësve të tij në Instagram që të “shikonin të pastrehët” si “frymëzimin më të madh për të gjithë dizajnin.”)

West e quajti veten një “novator” gjatë një interviste në ‘Fox News’, duke thënë: “Unë nuk jam këtu për t’u ulur dhe për të kërkuar falje për idetë e mia. Kjo është pikërisht ajo që mediat përpiqen të bëjnë: të na bëjnë të kërkojmë falje për çdo ide që nuk është në mënyrën se si ata duan që ne të mendojmë.”
and then