Shqipëria rifillon stërvitjen, në grumbullim rishfaqet edhe Armando Broja

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit është kthyer sot nga Islanda, ku luajti një natë më parë ndeshjen e Ligës së Kombeve që u mbyll me shifrat 1-1. Kuqezinjtë janë kthyer në Durrës ku zhvillojnë zakonisht grumbullimet, për të vazhduar përgatitjet për ndeshjen e radhës, atë ndaj Izraelit.

broja stervitje shqiperia asllani

Me ekipin është bashkuar sot edhe Armando Broja. Sulmuesi ka lënë pas COVID dhe pas disa ditëve stërvitje individuale, është bërë pjesë e grupit kuqezi pasi ka udhëtuar drejt vendit tonë dhe sot ka qenë në stërvitje me lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Islandës dhe ata që luajtën si zëvendësues.

Ndërkohë, i veçuar është stërvitur Myrto Uzuni, i cili vazhdon të ketë shqetësime pas dëmtimit që pësoi gjatë javës së kaluar në stërvitje. Për të dy këto lojtarë nuk dihet ende nëse do të jenë të gatshëm për sfidën ndaj Izraelit, me stafin teknik dhe mjekësor që do të marrë një vendim për ta në ditët në vijim.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×