Aurela Gaçe rrëfen përjetimin e veçantë nga pushimet, vëmendjen e merr komenti i ministres Kushi (FOTO)

ipiccy_image-6-4-2

Nëse mendoni që personat që takojmë gjatë pushimeve të verës janë kalimtarë, ka edhe raste kur ato lënë gjurmë tek ne. Kjo i ka ndodhur  Aurela Gaçes, e cila së fundmi ka rrëfyer në Facebook takimin e saj me dy mësuese teksa ndodhej në Lezhë.

Me anë të një statusi ajo ka falënderuar zonjat për shembullin e dhënë, pasi kishin zgjedhur të punonin kuzhiniere gjatë periudhës që nuk ushtrojnë profesionin e tyre.

‘Këto ditë , ndodhesha në një kompleks të njohur në Lezhë !

Teksa isha duke rregulluar diçka në pasqyrë,dy zonja, të veshura me uniformën tipike të stafit të kuzhinës, kaluan aty pranë e meqënëse më njohën, kërkuan të bënin një foto.

U afruan me shumë mirësjellje.

Ne, -tha njëra prej tyre- jemi mēsuese me profesion, por gjatë verës, punojmë edhe në kuzhinë.

Hoqën përparêsen , bëmë foton e po me mirësjellje u larguan.

Unë foton nuk e kam, e nuk e di nëse ato më ndjekin në rrjetet sociale, por , doja ti falenderoja .

Doja ti falënderoja për njeriun-hero që janë.

Tani, shumë shpejt, ato dy mësuese, do të kthehen në profesionin e tyre për të cilin edhe kanë studiuar.

Do të kthehen në detyrën e shenjtë të mesimdhënies.

Eh sa të bukura m’u dukën me përparësen e kapuçin e kuzhinës ….

Thashë me vete, lum fëmijët që marrin dije nga njerëz të tillë. Për mua, këta janë heronjtë e heshtur .

Këta nuk bëjnë as zhurmë, as marrin trofera. Por, janë ata heronj që me veprimet e tyre, në heshtje, na tregojnë se ne, jemi të pasur me njerëz të bukur, të pasur shpirtërisht, që duan punën.

Unë dua t’u them “FALEMINDERIT ” dy mësueseve .

Shembulli personal, është mësimdhenia më e vlefshme për brezin që rritet. Uroj t’a lexojnë .

Nuk arrita t’ua thosha përballë gjithë mendimet, por dua ta dinë se më sollën shpresë.
Po po, shpresë!

Shpresë për nesër. Uroj t’a lexojnē edhe ata që rëndom thonë se s’dinë ç’te bëjnë, se s’kanë punë etj etj justifikime prej dembelësh.

Ose kur thonë “jashte shtetit punoj unē, por këtu jo”

Kush e do punën, kush e do familjen e vetë, e gjen gjithmonë mundësinë të çojë të ardhura në shtëpi.

Të punosh, është krenari,– ka shkruar këngëtarja.

Ky rrëfim i Aurelës nuk i ka shpëtuar edhe Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushit, e cila e falenderoi këngëtaren që ndau këtë përjetim të saj.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×