Hansi Flik vazhdon të jetë i pamposhtur dhe në ndeshjen e 11-të me kombëtare gjermane, ky pa dyshim është një lajm i mirë, por lajmi i keq është fakti që gjermanët ngecën sërish në një barazim 1-1.
Ishte i dyti radhazi pas atij në Bolonja ndaj Italisë. Gjermanët duket se e kanë të vështirë të fitojnë ndaj skuadrave të mëdha.
Flik bëri jo pak ndryshime para ndeshjes duke lënë në stol disa nga titullarët që ishin në Bolonja, por kjo nuk mjaftoi sërish. Pas ndeshjes, 56- vjeçari tha se skuadra ra në pjesën e dytë dhe kjo për meritë dhe të kundërshtarit.
“Jam i kënaqur me atë çfarë pashë në pjesën e parë. Sigurisht që duhet të kishim shënuar pas golit të parë, por kjo nuk ndodhi. Anglezët u rritën në lojën e tyre dhe na rrezikuan disa herë.
Manueli bëri një ndeshje të madhe. Duhet të gjejmë vazhdimësinë dhe të mbyllim ndeshjet. Sigurisht që kjo nuk mund të ndodhë me një të shtypur butoni”, tha Flik. I pyetur nëse disa lojtarë ndihen të lodhur, ai tha se:
“Është normale të mos jesh në 100% të formës. Kjo është e dukshme pasi sezoni ishte i gjatë për shumë lojtarë.
Shpresoj që pas këtyre ndeshjeve ata të karikojnë bateritë, pasi sezoni do të nisë shumë shpejt dhe më pas grumbullimi për Kupën e Botës.
Do ta analizojmë me kujdes ndeshjen e sotme (djeshme) për të kuptuar se çfarë na mungon”. Pyetjes se skuadra e ka të vështirë ndaj “të mëdhave”, Flik iu përgjigj se:
“Nuk mund të them që djemtë e kanë të vështirë. Jemi Gjermania dhe çdo ndeshje hyjmë në fushë për të fituar, nuk ka rëndësi nëse përballë kemi Lihtenshtejnin apo Anglinë.
Sigurisht që ndaj skuadrave të mëdha duhet të tregojmë më shumë kujdes dhe lojtarët të kenë më shumë personalitet në fushë. Nuk po them që nuk e kanë, por që duhet ta kenë më shumë.
Arena e Lajmit

Loading…