Te Kukësi nuk kanë nisur ende të bëjnë afrimet e para, pavarësisht se bisedimet nuk mungojnë, ndoshta duhet pritur disa kohë para se të zyrtarizohen.
Megjithatë, burime të besueshme të “Panorama Sport” pohojnë se një dëshirë e teknikut Skënder Gega është Kristi Kote, lojtar që e ka pasur më herët në radhët e Partizanit dhe ia njeh mirë cilësitë.
Mesfushorit i ka përfunduar kontrata me të kuqtë dhe është aktualisht një futbollist i lirë në treg.
Edhe pse për momentin nuk ka ndonjë gjë konkrete, burimet pohojnë se Kote është një alternativë e mirë për te Kukësi i trajnerit Gega, i cili i ka besuar në moshë shumë të re mesfushorit në kohën kur drejtonte Partizanin dhe u shpallën kampionë.
Madje, ishte Gega ai që tërhoqi Koten nga Partizani B në radhët e skuadrës së parë.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim, por në Kukës shpresojnë që sa më parë të mbyllin edhe zyrtarizimet.
Arena e Lajmit

Loading…