Europiani i minifutbollit, flet portieri i Shqipërisë pas sfidës me Azerbajxhanin: Na ndëshkuan episodet!

Ndonëse nuk mori rezultatet e dëshiruara, Shqipëria bëri paraqitje të mira në Europianin e minifutbollit, duke qenë në lojë deri në fund në të tria takimet e zhvilluara. Një prej më të spikaturve ishte edhe portieri Rei Xhaferi, i cili në shumë raste u tregua në lartësinë e duhur, duke e shpëtuar disa herë portën. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Xhaferi flet për paraqitjen e Kombëtares kuqezi në “Euro 2022”, teksa thotë se ekipi u ndëshkua vetëm nga episodet. Portieri theksoi edhe kohën e paktë që Shqipëria ka pasur në dispozicion për t’u përgatitur për këtë eveniment.

REI XHAFERI

Një Shqipëri që luajti mirë, po që nuk arriti të merrte rezultatet e dëshiruara. Çfarë ju mungoi, sipas jush?

U munduam t’u përshtateshim kundërshtarëve duke pasur parasysh forcën e tyre. Na mungoi koha që të përgatiteshim në mënyrën e duhur dhe na ndëshkuan episodet që nuk ishin në favorin tonë.

Mendoni që kishit mundësi të bënit më shumë në këtë kompeticion?

Mendoj që në ndeshje me eliminim direkt do të kishim mundësi me çdo ekip, e treguam në fushë me dy ekipe pretendente, siç janë Rumania dhe Azerbajxhani.

Zgjodhët kryesisht t’i prisnit në gjysmëfushën tuaj kundërshtarët. Mendoni që mund të rrezikonit disi më shumë në fazën sulmuese?

Zgjodhëm t’i prisnim mbrapa, duke pasur parasysh forcën e tyre. Mendoj që duhet t’i kishim shfrytëzuar më mirë rastet që arritëm të krijonim.

Si do ta përshkruanit këtë eksperiencë në “Euro 2022”?

Si eksperiencë është pozitive, duhet të mundohemi të punojmë dhe të përmirësojmë defektet që kemi, në mënyrë që në kompeticionet e ardhshme të jemi ekip pretendent edhe ne.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×