“Ishte vërtet një ndeshje shumë pozitive nga ana jonë, sidomos në pjesën e parë. Goli që pësuam, ai që shkaktuam në portën tonë na solli pak frikë e ankth, por ishte një ndeshje që meritonim ta fitonim vetëm ne dhe me një diferencë shumë më të thellë madje, pasi mund të shënonim më shumë”.
Ishin këto fjalët e para të Roberto Mançinit pas suksesit të parë të këtij cikli të ri që kërkon të hapë Italia me rezultatin 2-1 ndaj Hungarisë, pas zhgënjimit të radhës në pritje të Botërorit dhe trajneri nuk e fsheh këtë.
“Kam shumë të rinj premtues, por ajo që më pëlqeu më shumë ishte mënyra sesi e interpretuam ndeshjen, shumë lëvizje të sakta në zonën e sulmit dhe mund të them se ishte një paraqitje që i kaloi pritshmëritë e mia, ndonëse që pas Gjermanisë thashë se luajtëm mirë.
Është normale që të kishim edhe pak frikë në fund, pasi ka shumë të rinj, që duhet të nisin të ruajnë presionin e takimeve të tilla”.
Arena e Lajmit

Loading…