Hashash i përpunuar në formë çokollate dhe i spërkatur me piper, policia greke arreston shqiptarin, kishte kthyer dyqanin në magazinë droge

Capture

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë vënë në pranga nga Departamenti i Narkotikëve në qytetin grek të Kalamatas, nën akuzat për trafik droge, kryesisht hashash të përpunuar dhe të papërpunuar, si dhe vaj hashashi.

Hashashi ishte i përpunuar në formë çokollate dhe ishte spërkatur me piper, në mënyrë që mos nuhatej nga qentë e policisë.

Në total u sekuestruan më shumë se 5 kilogramë hashash, ndërsa mediat greke raportojnë se dy personat e arrestuar, shqiptari 54-vjeçar dhe shtetasi grek 83-vjeçar kanë përdorur banesat e tyre. si vende për ruajtjen e drogës.

Autoritetet policore, në kontrollin e ushtruar në dy shtëpitë dhe në një servis elektroshtëpiakesh në pronësi të shqiptarit, janë gjetur dhe konfiskuar:

– 17 pako hashash me peshë totale 4890.6 gram.

– Sasi hashashi e përpunuar, lloj çokollate, pesha totale 407.1 gram.

– 1 shishe vaj hashashi, pesha totale 63 gram.

– 2 cigare hashash.

– 2 pako duhan, të cilat nuk mbanin shiritin tregues të akcizës.

– 2 peshore

– 2 celularë

– Shuma e parave prej 2000 eurosh, të përfituara nga trafiku i drogës.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×