Në kërkim të një sulmuesi, Juventusi nis bisedimet me kampionin e Europës

Juventusi është duke kërkuar prej kohësh një sulmues anësor për të përforcuar kontingjentin për sezonin e ardhshëm.

BERARDI

Sipas asaj që raporton “SKY Sport”, klubi bardhezi ka nisur kontaktet e para me kampionin e Europës me Italinë, Domeniko Berardi, i cili shihet ideal në skemat e Masimiliano Alegrit.

Mesa duket “Zonja e Vjetër” nuk duket e bindur për të transferuar Angel Di Marian dhe 27-vjeçari i Sasuolos është në “pole position” duke parakaluar dhe argjentinasin e PSG-së.

Gjatë sezonit që përfundoi Domeniko Berardi u aktivizua gjithsej në Serinë A me fanellën e skuadrës emiliane në 33 ndeshje nga ku ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar gjithashtu dhe 13 asiste për shokët e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×