
Ne protestën e thirrur nga nesër në Tiranë nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga rrethi i Gramshit kanë konfirmuar pjesëmarrjen 157 qytetarë nga qyteti dhe zonat rurale. Ky numër konfirmohet nga kreu i PD-së së Gramshit, Kodhel Çala.
Sipas tij nuk janë vetëm amtarë të Partisë Demokratike, por edhe qytetarë të thjeshtë.
Mësohet se transporti i tyre do të bëhet me 60 autovetura, mjete të qytetarëve dhe anëtareve të Partisë Demokratike.
Kreu i PD Gramsh shprehet se uron që nesër policia rrugore e Elbasanit mos ta gjobisë si taksixhi. “Lus Zotin që mos të më gjobisin si taksixhi”, tha ai. Kujtojmë se në protestën e datës 5 mars të 2019 Çala u gjobit nga policia si taksixhi.