Ratifikimi i protokolleve për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO në rend dite në Kuvend, reagon ambasadorja e Suedisë, Håstad: Faleminderit Shqipëri

Download

Partia Socialiste me firmën e 30 deputetëve, ka kërkuar ditën e sotme që Kuvendi i Shqipërisë të ratifikojë me procedurë të përshpejtuar protokollet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

PS kërkon të futet në rendin e ditës në seancën e nesërme.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe ambasada e Suedisë në Shqipëri Elsa Håstad, e cila ka komentuar në postimin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla rrjetin social facebook.

“Faleminderit shumë Shqipëri. Ne jemi NATO”, shkruan ambasadorja Håstad në shënimin e saj.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×