Vazhdojnë lamtumirat te Laçi, titullari i tretë brenda javës zyrtarizon largimin

Skuadra e Laçit do të pësojë ndryshime të mëdha në sezonin e ardhshëm pasi janë të shumtë futbollistët e ekipit kurbinas që nuk do të vazhdojnë të jenë pjesë e kësaj skuadre. Pas Ardit Deliut dhe Aleksandar Ignjatoviç, e kishte radhën edhe Bashkim Velija që t’i jepte lamtumirën ekipit.

laci

Mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut ka luajtur 32 ndeshje në këtë kampionat për Laçin, por pas vetëm një sezoni ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me këtë skuadër.

“Nëpërmjet këtij postimi dua t’ju njoftoj se kontrata dhe eksperienca ime te KF Laçi ka mbaruar, pas një viti dhe suksesi historik për ekipin. Dua të falënderoj drejtuesit e klubit, trajnerët Sh.Duro dhe M.Josa që më ofruan dhe më dhanë mundësinë te ndjehem mirë dhe i vlerësuar,  stafin teknik të ekipit qe gjithmonë më kanë ndihmuar, bashkëlojtarët që më respektuan, më deshtën dhe më bënë më të lehtë qëndrimin dhe të gjithë fansat laçianë që gjithmonë më përkrahën dhe më bënë të ndjehem i lumtur te KF Laçi . Ju uroj shumë sukses bashkëlojtarëve dhe trajnerit në sfidat  e ardhshme  dhe më shumë gëzime fansave”, shkruante Velija në rrjetet sociale duke i dhënë lamtumirën kështu kurbinasve.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×