Kristjan Toshevski do të vijojë bashkëpunimin me Tiranën.
Mbrojtësi ka rinovuar kontratën me klubin bardheblu edhe për sezonin e ardhshëm.
Këtë lajm e kanë bërë publike vetë kampionët e Shqipërisë ku njoftojnë arritjen e marrëveshjes me 28-vjeçarin maqedonas.
Toshevski ka qenë një titullar fiks me bardheblutë, nga ku këtë sezon u shpall dhe kampion i Shqipërisë.
NJOFTIMI I KLUBIT TË TIRANËS –
“Kristijan Toshevski qëndron në kampin e kampionëve. Lojtari do të jetë pjesë e klubit edhe për sezonin e ardhshem. Mbrojtësi do të vijojë t’i shërbejë sërish ngjyrave bardheblu në arritjen e objektivave të reja. ✍🏻⚽️ @kristijantoshevski
#centreback #renewal #right-back #toshevski”
– Arena e Lajmit

Loading…