ZYRTARE/ Totenhemi i Kontes nuk ndalet në merkato, pas Perisiç transferon ish-shokun e skuadrës së Brojës

Totenhemi duket se ka nisur punën me intensitet në merkato për t’i dhuruar teknikut Antonio Konte një ekip sa më kompetitiv për sezonin e ardhshëm, ku pas transferimit të Ivan Perisiç, londinezët kanë zyrtarizuar firmën me ish-portierin e Sauthemptonit, Frejzer Forster.

676757

34-vjeçari i cili sezonin e kaluar luante në një skuadër me sulmuesin e Kombëtares, Armando Broja do të vazhdojë kështu karrierën në Londër ku ka firmosur një kontratë për dy vitet e ardhshme.

Forster u largua nga Sauthemptoni si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës dhe do të jetë zëvendësuesi i Hugo Loris në portën e Totenhemit, me klubin që zyrtarizoi transferimin e tij me një postim në “Twitter”.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×