Skandali i tyre “pushtoi” mediat disa vite më parë, mesfushori bën prapaktheu me Benzemanë: Meriton “Topin e Artë”

Situata mes dy ish-shokëve të skuadrës në kombëtaren e Francës, Benzema dhe Valbuena “pushtoi” mediat sportive pas akuzave të mesfushorit i cili tha publikisht në vitin 2015 se ylli i Realit e shantazhonte me një kasetë seksi të tijën të cilën ai e kishte filmuar.

77567567

Këto akuza i kushtuan shtrenjtë Benzemasë, i cili u përjashtua nga kombëtarja për disa vite me radhë, me fituesin e Championsit i cili u rikthye vetëm në Europianin e vitit 2021.

Valbuena duket se e ka lënë pas konfliktin me ish-shokun e skuadrës teksa në një intervistë për “RMC Sport” është shprehur se Benzema meriton “Topin e Artë” dhe ka theksuar se ai e pranon këtë fakt pavarësisht konfliktit të tyre.

“Nuk do ishte e ndershme të thoja se ai nuk e meriton Topin e Artë.

Ai e meriton plotësisht atë, nga ana sportive mund ta them këtë pa problem e shkuara jonë nuk ka lidhje në këtë diskutim.”, u shpreh Valbuena.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×