Rafael Leao nuk do të lar gohet nga Milani në merkaton e kësaj vere. Sulmuesi portugez, i lindur në vitin 1999, autor i 14 golave dhe 12 asisteve në sezonin e fundit mes ligës dhe kupave, përkundrazi mund të rinovojë kontratën me “Djallin”. Marrëveshja aktuale mes tij dhe klubit, siç dihet, skadon më 30 qershor 2024.
Kontrata me vlerë 1.5 milionë euro neto në sezon, përfshin edhe një klauzolë përfundimi prej 150 milionë eurosh. Për këtë arsye, drejtuesit kuqezi ndihen të sigurt, por me interesin rreth lojtarit, dëshira është që të rinovohet duke rritur vlerën e klauzolës në 250 milionë euro. Klubi i ofron një pakt të ri deri më 30 qershor 2026 me një pagë të trefishtë, pra 4.5 milionë euro neto në sezon.
PRAPASKENA
Ndërkohë, menaxheri Zhorzh Mendesh, kërkon diçka më shumë, falë interesimit të shumë skuadrave për klientin e tij. Interes që sipas “Corriere dello Sport” nuk do të ishte në nivele aq të larta krahasuar me atë që është thënë dhe shkruar ditët e fundit nga media pranë Realit të Madridit. Sipas së përditshmes italiane, gjithçka nis me darkën gala për Ligën e Konferencës kur Zhorzh Mendesh, teksa përsëriti se si klienti i tij ndihet rehat në Milano, tregon gjithashtu se merr telefonata të vazhdueshme nga Real Madridi. Megjithatë, disa të pranishëm në darkë mbështesin një tezë të kundërt. Domethënë, është Mendesh ai që do të kishte telefonuar Florentino Pérez, presidentin e “Los Blancos” dhe trajnerin Ançeloti për t’i propozuar portugezin.
TELEFONATA
Supermenaxheri, në fakt, do t’i kishte ‘sugjeruar’ Real Madridit që të vinte bast mbi Leaon pasi dështoi të siguronte Kilië Mbapenë, kur ky i fundit bëri një hap prapa, duke preferuar të rinovonte për tri vite me PSG-në. Florentino dhe Ançeloti, logjikisht e morën parasysh propozimin, u ballafaquan me njëri-tjetrin dhe më pas Karlo, u ndie i detyruar të telefononte Paolo Maldinin, drejtorin teknik të Milanit. “Dëgjo Paolo, duhet të jesh i qetë sepse Leao nuk na intereson”. Nuk mund të përjashtohet që Real Madridi, nga tani deri në 1 shtatorin e ardhshëm, ditën e mbylljes së merkatos së verës, të marrë një sulmues, por nuk do të jetë Leao. Dhe Milani do të mund të qëndrojë i qetë.
Arena e Lajmit

Loading…