VIDEO/ Lëvizte kundravajtje në rrugët e Fierit, policia ndalon drejtuesin e mjetit dhe i heq për 3 muaj patentën

Dkuyku

Nisur nga një denoncim i adresuar nga një qytetar, në aplikacionin Komisariati Dixhital, me pamje ku shfaqet një qytetar që drejton automjetin në sensin e kundërt të lëvizjes, në rrugën “Dervish Hekali”, shërbimet e Policisë Rrugore Fier kanë identifikuar dhe shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin N. H.

Në zbatim të Kodit Rrugor, shërbimet e Policisë i kanë vendosur drejtuesit të automjetit, masën administrative 5000 lekë të rinj, si dhe masën plotësuese pezullim i lejes së drejtimit për 3 muaj.

Policia Rrugore Fier falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që vijojnë të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, në Komisariatin Dixhital ose në numrin pa pagesë 112.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×