Zgjati pesë orë, çfarë ndodhi në takimin “top-sekret” të drejtuesve të Partizanit

Pasditen e së hënës në një nga lokalet e zonës së “Bllokut” drejtuesit e Partizanit janë ulur dhe kanë përcaktuar gjithë planin dhe objektivat e sezonit të ardhshëm. Ka qenë një mbledhje “top-sekret”, në një dhomë private, ku nuk është lejuar as prania e kamarierëve. Të pranishëm kanë qenë katër drejtuesit kryesorë të Partizanit, presidenti Gazment Demi, drejtori i përgjithshëm Olsi Rama, drejtori sportiv Elton Marini dhe trajneri Dritan Mehmeti.

demi mehmeti

Si asnjëherë tjetër, ky takim kokë më kokë i krerëve të klubit ka zgjatur thuajse pesë orë. Në të është folur për sezonin e shkuar, ku natyrshëm nuk kanë qenë të kënaqur, si dhe për ndeshjet në Ligën e Konferencës, ku objektiv është vënë minimalisht turi i dytë kualifikues i këtij kompeticioni. Fakti që kjo mbledhje ka qenë shumë sekrete, bën që të mos dalin shumë detaje nga ajo që është folur, por dy nga ngjarjet kryesore të kësaj mbledhjeje janë takimi më në fund mes Mehmetit dhe Demit dhe vendosja e atij që do të drejtojë merkaton.

Kështu, presidenti, megjithëse e kishte konfirmuar publikisht në një prononcim për “Panorama Sport”, i ka dhënë bekimin Mehmetit për qëndrimin në sezonin e ri dhe i ka përcaktuar atij qartë se objektiv është titulli kampion. Nga ana tjetër, Elton Marini do të ketë gjithë fuqinë vendimmarrëse për përzgjedhjen e lojtarëve, që do të vijnë në këtë merkato te Partizani.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×