ZYRTARE/ Ishte në skadencë kontrate, Reali i Madridit vijon bashkëpunimin me ish-fituesin e “Topit të Artë”

Tashmë është zyrtare, Luka Modriç dhe Real Madrid do të vijojnë bashkëpunimin mes tyre.

MODRIC 2

Ish-fituesi i “Topit të Artë” ka rinovuar kontratën e tij për një sezon, deri më 30 qershor 2023.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi “Los Blancos” me ane të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.

36-vjeçari ndodhet në Madrid prej 10 sezonesh dhe në vitin 2018 ai u shpall fituesi i “Topit të Artë”.

Gjatë sezonit të kaluar, mesfushori kroat u aktivizua në total në La Liga në 28 ndeshje duke shënuar 2 gola dhe duke dhuruar dhe 8 asist për shokët e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×