EKSKLUZIVE/ Tirana me synime të qarta për Europën dhe sezonin e ri, kampionët nisin bisedimet me futbollistin e Kombëtares

Arlind Ajeti është mbrojtësi në bisedime me ekipin e Tiranës dhe që pritet të firmosë në vazhdim, nëse çdo gjë shkon sipas planit.

Ajeti vs Beloti

Aktualisht te Padova, ku luan në Serinë C, ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare po diskuton për një transferim të mundshëm në kampionatin shqiptar.

Ai është ulur në tavolinë me drejtuesit e Tiranës, të cilët duan një mbrojtës, duke parë problemet në repartin e prapavijës, pas largimit të Erjon Hoxhallarit.

Diskutimet kanë qenë të gjata, por nuk është arritur asnjë akord përfundimtar, teksa lojtari është në aktivitet në Serinë C me Padovën.

Burime pranë drejtuesve bëjnë me dije se lojtari është shumë pranë firmës me bardheblutë, ndërsa pas Hasanit, ardhja e Ajetit do të ishte goditje luksi.

STATISTIKAT – Lojtari ka luajtur me Padovën 26 takime këtë sezon.

Mbrojtësi ka shënuar një gol, ndërsa në fushë ka qenë 2001 minuta. Lojtari është përfolur shpeshherë te Tirana, por asnjëherë nuk ka mundur të firmosë.

Vlera e kartonit llogaritet në 300 mijë euro, ndërsa me shumë mundësi shkes mund të jetë bërë Taulant Seferi.

Me ardhjen e Ajetit, Tirana bëhet “bombë” dhe është gati për të shkuar në fazën e grupeve të Europës. Gjithçka ka mbetur peng nga finalja e “play off”-it mes Padovës dhe Palermos.

Nëse Padova shkon në Serinë B, gjërat mund të ndryshojnë për keq. Me qëndrimin në Serinë C, Ajeti është pothuajse i Tiranës.

E KALUARA – Mbrojtësi prej kohësh luan në Serinë C me Padovën, ndërsa më parë ka kaluar probleme, sepse për shumë kohë qëndroi futbollist i lirë.

Sezone më parë ai ishte pjesë e Grasshopers në Zvicër, por klubi nga Zyrihu ra nga elita e futbollit.

Pas atij momenti, Ajeti humbi Kombëtaren dhe ka luajtur në skuadra të dorës së dytë.

Mbrojtësi ka luajtur më parë në Zvicër dhe në Serinë A me Krotonen dhe Torinon.

Për të më parë është interesuar gjithashtu edhe ekipi i Skënderbeut, por asokohe Ajeti e refuzoi ofertën e korçarëve.

Futbollisti me dy pasaporta ka luajtur 20 takime me Kombëtaren kuqezi, duke shënuar edhe një gol. Nëse pranon ofertën e Tiranës, mund të luajë menjëherë me bardheblutë.

Me këtë blerje, skuadra do të ishte e kompletuar dhe do të kishte mundësi reale për të bërë gjëra të mëdha në Europë.

Veç Ajetit, Tirana pritet të afrojë një mesfushor dhe një sulmues tjetër.

AJ

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×