VIDEO/ “’Shqipëria që duam’ e Ramës e vrau Shqipërinë tuaj”, Këlliçi në protestë: Shqipëria e vërtetë ka aromë varfërie, socialistët të na bashkohen në protestat e radhës

Kellici

Deputeti i Partisë Demokratik Belind Këlliçi ka marrë fjalën në podiumin e protestës ë po zhvillohet para Kryeministrisë duke i bërë thirrje shqiptarëve që të bashkohen për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, për të cilën tha se jeton në luks në një kohë që qytetarët nuk blejnë dot gjysmën e ushqimeve baze me rrogën e tyre.

FJALA E BELIND KËLLIÇIT:

Për të gjithë ata që kishin shqetësim temperaturat e larta, që thonë jeni në verë e s’kemi mbështetës le ta dëgjojë Rama deri në Vlorë: “Rama ik”.

Ju vini në Tiranë, ky ja mbath nga Tirana se i dhembin sytë kur ju sheh në shesh. Vetëm për të penguar sot kishte urdhëruar mësuesit të qëndrojnë në punë. Iku dhe mori e kërpudhën me vete. Një burrë shteti do qëndronte këtu ti dëgjonte në sy qytetarët e tij. Por ky iku se i tillë burrë është. “Shqipëria që duam”, e këtyre këtu ngjitur vrau Shqipërinë e shqiptarëve, Shqipërinë tuaj. Shqipëria e Edi Ramës, Belindës, Elisës, Çuçit, Agaçit, mund të jetë vërtetë e bukur, idilike, vjen aromë parfumi, francez, ka rroba italiane, shijen e restoranteve nga Dubai, ka adrenalinën e udhëtimeve të klasit të parë. Kjo Shqipëri e këtyre dhe njerëzve që rrethojnë nuk ka të sharë. Kjo botë e tyre erdhi në jetë, u rrit dhe po majmet çdo ditë mbi Shqipërinë e shumicës së shqiptarëve duke iu marr të gjitha pasuritë.

Kjo bandë në pushtet, është banda e inceneratorëve dhe këtyre ndërtimeve. Edi Rama dhe Erion Veliaj janë gati duke ju nxjerr sytë njëri-tjetrit nga aferat e pista ku kanë future duart. S’ka komitet ekspertësh dhe bord çmimesh, janë këta dy që e mbajnë peng Shqipërinë me paratë  inceneratorëve. Shqipëria e vërtet ka aromën e varfërisë, pasi të ardhurat e ulëta, pensionet e ndihmat s’dalin më për të marrë as gjysmën e ushqimeve bazike. Shqipëria ka pamjen e mundit të fermerëve që hedhin produktin, pamjen e shumicës që ka vështirësi të mbyllë muajin, të paguajë dritat e ujin. Ne e kemi shembullin para syve përditë. Shqipëria e vërtetë është ajo e zonjës 90-vjecare në azil që s’tërheq dot kursimet e jetës së saj. Shqipëria që duan këta është ajo e ministrave dhe ish-ministrave që kanë ato 30 milionët e asaj zonjës. Shqipërinë e vërtetë e bëjmë ne që jemi sot këtu dhe ata që do të na bashkohen në ditët dhe muajt e ardhshëm. I them çdo socialisti të ndershëm, ku e shihni ndershmërinë e Edi Ramës. A keni ju avion privat për të takuar fëmijët tuaj në mërgim. Ku është rindërtimi, mashtrime që të gjitha. Ku do I gjeni paratë për të mbushur tryezat, me çfarë rrogash do ti mbushni makina do ti blini ushqimet? Shqipërinë e ka varfëruar ky, ndaj kurrë mos thoni më ç’më duhet mua se shpëtimi i vendit tonë tani është kthyer në detyrë patriotike. Poshtë babëzia, poshtë hajdutëria. Rroftë rinia, rroftë Shqipëria.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×