Tashmë e njohin të gjithë si objektiv të kampi onëve të Italisë e jo vetëm, por Sharl de Ketelere, për milanistët që janë mbi 20 vjeç, ka sharmin e Riki Kakasë.
E njëjta fytyrë e pastër, i njëjti reputacion si një djalë i mirë, i njëjti vrap si një person i hollë në linja, por tepër efikas. Më shumë se një djalë oratori, megjithatë, këtu është rasti i të folurit për një manastir, ku De Ketelere qëndroi në Francë, së bashku me shokët e tij, gjatë një prej turneve të parë jashtë Belgjikës. “Shumë fëmijë patën vështirësinë e të qenit në distancë nga prindërit e tyre, por jo Sharl – tha një nga trajnerët e tij – Atij nuk i bëhej shumë vonë”.
GJUNJËT
Ai ka menduar për futbollin, cili ka qenë gjithmonë në fatin e tij. Ndoshta vetëm një herë ndjeu frikë se mos nuk ia dilte. Gjatë viteve të ekipeve U-16, Sharl vuajti nga dhimbje në gju, në mënyrë të arsyeshme për shkak të rritjes. “Nëna e tij, Isabel, vinte shpesh në klub duke qarë, sepse ishte e shqetësuar”, tregojnë punonjës të Klyb Bryzhit. Dhe Karlo van Grimberge, ish-trajneri i të rinjve, shpjegoi se Sharl paraqitej në fushë me dyshime të lidhura me gjurin. Ajo ishte një periudhë komplekse, në të cilën Sharl luajti më pak se zakonisht. Me përfundimin e dhimbjeve nisi sërish ngjitja dhe ja ku është tani si 20-vjeçar me të ardhme të parashikuar në një nga pesë kampionatet e mëdha. Një bast për një vëzhgues, i cili mund t’i druhet faktit se De Ketelere ndoshta nuk ka cinizmin e duhur. Një siguri për të tjerë vëzhgues, që garantojnë për mendësinë e tij prej kampioni, për seriozitetin e një profesionisti, për dëshirën për të arritur në elitë. Përmirësimet e vitit të fundit kanë dëshmuar të drejtën e optimistëve dhe çmimi, një vit më parë dukshëm më i ulët, tashmë është në nivelin e 30 milionë eurove e mbase diçka më shumë.
SHARL SHUMËROLËSHI
Jeta e tij, më e qetë se ajo e lojtarëve të tjerë, mbetet e veçantë. Në moshën 12-vjeçare, thonë ata, Sharl de Ketelere ishte një nga tre deri në katër tenistët më të mirë belgë të moshës së tij. Menjëherë pas kësaj ai studioi latinishten dhe eksperimentoi me variacione mbi rolin në fushë. De Ketelere është një sulmues në zemër, një mesfushor ofensiv me instinkt për asiste dhe shumë aftësi për të arritur në zonë, por kur ishte ende i vogël e bënë të luajë me numrat 3, 4, 6 dhe 8, domethënë si lojtar difensiv. Praktikisht, mbrojtës krahu, mesfushor, madje edhe si qendërmbrojtës, një rol qartësisht eksperimental. Të Bryzhi e provuan atë në ato pozicione për ta bërë të bashkëjetonte me talente të tjera të sektorit të të rinjve, por edhe për ta plotësuar mendërisht dhe fizikisht. Eksperimenti rezultoi i suksesshëm.
TOM DHE IBRA
Sharli shkëlqen në fushë, por edhe jashtë saj për kënaqësinë e familjes dhe të menaxherit. Për familjen, siç tregohet në Belgjikë, figurë kyçe është nëna, me të cilën edhe 21- vjeçari ka analizuar ndeshjet duke kërkuar gabime dhe spunto për përmirësim. Menaxheri, nga ana tjetër, është Tom de Mul, një anësor belg, i cili gjithashtu luajti tek Ajaksi me një suedez shtatlartë, në atë kohë i varur nga driblimi me një tendencë për të goditur si një karateist. Ishte Zlatan Ibrahimoviç. Pothuajse njëzet vjet më vonë, lojtari më i mirë i menaxherit De Mul mund të ndajë dhomën e zhveshjes me të njëjtin lojtar.
PËRSHËNDETJE ALEKSIS
Për lidhjet me dhomat e zhveshjes, asgjë nuk kalon ngjarjen e 10 tetorit 2021, kur De Ketelere shënoi golin e vetëm të jetës së tij për kombëtaren belge, në “Allianz” të Torinos, kundër Italisë në Ligën e Kombeve. Në fushë atë mbrëmje, fytyra të njohura, portieri ndaj të cilit shënoi Donaruma. Shoku i skuadrës që i kishte lënë vendin De Ketelere gjysmë ore më parë ishte një njohje e vjetër në akademinë e të rinjve, njëri në të djathtë, tjetri mbrojtës i krahut: Aleksis Selemekers. Nëse Sharl de Ketelere nënshkruan me Milanin, imazhi i atij zëvendësimi do të përdoret shumë nga mediat.
REINOLD BAKALLI-Arena e Lajmit

Loading…