Çelsi duket se po përgatit një merkato me një strategji për të përforcuar skuadrën dhe për të dëmtuar organikën e rivalëve në Premier Ligë, me “Blutë” që duket se janë vënë në ndjekje të sulmuesit të Mançester Siti, Rahim Sterling.
Sipas raportimeve nga “The Telegraph” situata e sulmuesit anglez në klub nuk duket të jetë ajo idealja me 27-vjeçarin që ka hyrë në vitin e tij të fundit të kontratës me “Qytetarët” dhe nuk do ta refuzonte një transferim të mundshëm në Londër nëse do të përmbusheshin kushtet ekonomike.
Pep Guardiola nuk do ta dëshironte një largim të tijin, me teknikun spanjoll që e konsideron lojtarin si një pikë kyçe të skuadrës. Dëshira e Sterling si dhe oferta e Çelsit mund ta detyrojnë Sitin ta lërë të lirë lojtarin për mos ta humbur me zero vitin e ardhshëm.
Arena e Lajmit

Loading…