“Firmose apo vodhe shkon në qeli”, Berisha zotohet: Një nga ligjet që do të votojë PD është heqja e amnistisë për çdo kryeministër

Sali Berisha

Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët, u zotua se me ardhjen e PD në pushtet  një nga ligjet e para që do të votohet është heqja e amnistisë për çdo kryeministër në 30 vitet e fundit.

“Firmose, vodhe në qeli të shkosh,. Nuk ka më. Një nga ligjet e para që do votojë PD është heqja e amnistisë për çdo kryeministër 30 vitet e fundit. Ky parashkrim shndërrohet në lak në fyt për këdo që kape duke vjedhur…”, tha ai.

Ndërsa për pjesëmarrjen e qytetarëve u shpreh: U tejkalua fuqishëm. Unë nuk mbetem zemërthyer kur nuk ka shumë njerëz, unë kam vlerësimin për njeriun. Mund të kem mbajtur fjalime me 50 vetë njësoj sikur kanë qenë 5 mijë. Por unë isha i vetëdijshëm që këta që do të dilnin ishin misionare me mision.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×