
Sezoni i pushimeve ka gjetur në bregdet edhe deputeten më të vjetër të Kuvendit. Flasim për deputeten e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, që duket se si gjithë kolegët e saj ka përfituar nga ditët boshe për të pushuar. Ajo dhe familja e saj kanë zgjedhur Vlorën për të kaluar disa ditë larg rutinës së përditshme të Tiranës.
Por natyrisht që fotot e zonjës Bozo nuk do të ishin nga bregdeti me bikini, ku shpeshherë kolegët e saj janë kapur mat. Në fotot e siguruara nga paparaci ynë, Luljeta Bozo shfaqet në shëtitoren e Lungomares, teksa ecën e vetme. E veshur me një fusta të gjatë, me mëngë të shkurtra dhe me një qese prej cope në dorë, deputetja e Tiranës duket se po e shijon këtë pasdite të qetë.
Në një nga daljet e saj të rralla publike, Bozo foli edhe për jetën e saj, për fëmijët familjen dhe aktivitetin e saj të përditshme.
“Bashkë me Todin kemi rritur dy fëmijë të ndershëm, që janë punëtorë, të zotë, jam shumë krenare për ta. Që të dy janë bërë gjyshër. Më kanë dhënë dekoratën më të madhe, jam bërë stërgjyshe tre herë. S’bën vaki që mos komunikojë jo një herë, por dhe dy herë apo tri herë në ditë. Më mungon Todi, hynte te kuqalashja e vet, kishte Fordin. Fëmijët e dinë që mami i vet e ka të brendshme lëvizjen. Petri, po ashtu dhe Lila. Shkuam në Pogradec, shkuam dhe në Moravë. U kënaqëm. Kam shkuar para tri javësh me Lilën dhe te Kepi i Rodonit. Gjejmë kohë. Unë mendoj se gruaja është figura qendrore për të çuar mbarë familjes apo për të futur sherrin në shtëpi. Gruaja është ajo që di kur duhet të thotë fjalën, kur duhet të tërhiqet. E kam vërtetuar në jetën time, që në fund të fundit duket sikur burri komandon. E dua shtëpinë ta kem plot me njerëz. Por prapë mblidhemi. Nëse këtu në Shqipëri do të kemi kujdes për familjet, shoqëria do të ecë përpara”, tha Bozo.