I duhen edhe 4 gola për të thyer rekordin e Uejn Runit, makineria “Kejn” më mirë se Ronaldo dhe Mesi

Herri Kejn i është afruar në vetëm 3 gola barazimit të rekordit të golashënuesit më të mirë të historisë së Anglisë, Uejn Runit, dhe objektivi i tij është ta thyejë atë përpara Botërorit të Katarit.

KEJN 4

Ndaj Gjermanisë në Ligën e Kombeve, sulmuesi i Totenhemit shmangu humbjen e “Tre Luanëve” në “Allianz Arena” me atë penallti në minutën e 88-të të martën, por festoi edhe golin e tij të 50-të me fanellën e kombëtares, duke kaluar Bobi Çarltonin dhe përpara sot sheh vetëm Uejn Runin.

Një shifër e jashtëzakonshme për 28- vjeçarin, duke marrë parasysh se atij i janë dashur vetëm 71 ndeshje për të arritur këtu. Kapitenit të “Tre Luanëve” i janë dashur më pak ndeshje sesa legjenda e Mançester Junajtidit për të shënuar kaq gola, madje i ka festuar 50 golat më herët edhe sesa rekordmeni i golave me kombëtaret, Kristiano Ronaldo (117 gola), por edhe Lionel Mesi.

Portugezi i shënoi 50 golat e tij të parë pas 114 ndeshjesh me luzitanët, ndërsa argjentinasi pas 107 takimesh. Geri Lineker, shënuesi i katërt më i mirë i Anglisë (48 gola), e uroi Kejnin për arritjen e tij. “50 gola për Herri Kejnin. Një arritje e pabesueshme”, shkruante ai në “Twitter”.

GOLASHËNUESIT E ANGLISË:

6756756

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×