Lautaro Martinez përflitet prej kohësh për një largim nga Interi, me zikaltërit që duhet të “sakrifikojnë” njërin prej titullarëve për të rregulluar situatën financiare të klubit.
Për të qetësuar tifozët e 19-herë kampionëve të Italisë ka menduar vetë agjenti i argjentinasit, Alehandro Kamano i cili ka mohuar thashethemet dhe ka theksuar se Lautaro do të qëndrojë në klub.
“Ai ka ende 4 vite në kontratë , është i lumtur këtu së bashku me skuadrën, klubin dhe miqtë e tij në Milano.
Nuk ka asnjë mundësi për një largim të tijin. Në futbollin profesionist kurrë nuk i dihet, por situata sot që flasim është kjo.”, u shpreh agjenti i Lautaros.
Arena e Lajmit

Loading…