Në protestë edhe kritikët e tij/ “S’i mohoj problemet”, Berisha: Akt moral! S’kam mëdyshje, ata janë deputetë të PD

Sali Berisha

Në protestën e djeshme të thirrur nga opozita ishin dhe deputetë të PD-së që ishin shfaqur kundër Berishës si kryetar të kësaj force.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se ata kanë bërë detyrën e tyre morale, ndërsa shtoi se ata janë deputetë të PD dhe këtë fakt nuk e mohon.

“Lidhur me pjesëmarrjen e deputetëve të PD, gjykoj se ata kanë përmbushur një detyrim moral, por edhe ligjor. Ata janë deputetë të PD dhe janë gjetur midis zgjedhjeve, mbështetësve të kësaj partie atje ku duhet të ishin. Unë i përgëzojë ata. E kam deklaruar se protesta i mirëpret. Përveç asaj këshillës që e morët vesh dhe ju. Skam mëdyshje që ata janë deputetë të PD. Nuk mohoj problemet që ekzistojnë. Por ata që vënë PD të parën, dinë të marrin vendimet e duhura.”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×