Nga debutimi te goli me 10-ën “axurre”, përralla e kapitenit të Romës shkruhet në Çezena

“Sikur të kisha tre Pelegrini, do t’i aktivizoja të tre së bashku”. Kështu shprehej në gusht Zhoze Murinjo, pasi e kishte drejtuar Lorenco Pelegrinin vetëm në dy ndeshjet e para të tij në stolin e Romës dhe kapiteni verdhekuq nuk zhgënjeu. Ai që sot korr frytet e një sezoni fantastik me fanellën e Romës dhe atë të Italisë, në fakt e ka mbyllur ndeshjen e kaluar të kombëtares me një dëmtim në gju, që mund të mos e lejojë të luajë sfidën e ardhshme me Anglinë, por që mund t’i ketë dhuruar një nga mbylljet më të bukura të bilancit të deritanishëm të karrierës së tij.

PELEGRINI

 

ÇEZENA

Ishte 18 vjeç kur bëri debutimin e tij në Serinë A në Çezena, duke hyrë në mesin e pjesës së dytë si zëvendësues me fanellën e Romës dhe 7 vite më vonë, Pelegrini shkel në të njëjtin stadium me fanellën numër 10 të kombëtares, një peshë që jo vetëm e përballon, por edhe e lartëson duke gjetur rrugën e rrjetës. “Axurrët” fitojnë 2-1 përballë Hungarisë dhe 25-vjeçari konfirmohet si një nga siguritë e Mançinit që mund të shërbejë si bazë për të ardhmen.

KARRIERA

Karriera e tij nuk ka pasur gjithmonë momente të arta. Periudha dyvjeçare te Sasuolo, ulje-ngritjet me Romën, nën udhëheqjen e trajnerëve të ndryshëm si Di Françesko, Ranieri dhe Fonseka, shërbyen për të arritur pjekurinë totale, diçka që mbase ia lehtësoi edhe takimin me Murinjon. Komenti i tij në fillim të sezonit ishte vetëm prova se vizioni i portugezit nuk zhgënjen, me Pelegrinin që në fund koleksionoi 14 gola dhe 7 asiste me Romën, për të mos folur për lidershipin në skuadër.Të gjitha këto në një sezon që këto karakteristika iu desh t’i ndante edhe me Mikhitarianin, veteranin armen që po ashtu ishte ndër të besuarit e Mou-t. Por me largimin e 34-vjeçarit drejt Interit, barra e përgjegjësisë për kapitenin e Romës do të vazhdojë të rritet.

Pelegrini ka treguar ama se ka maturinë e duhur për ta përballuar si duhet, për më tepër që ndodhet në momentin më të mirë të tij. Trofeu i Conference League i ngritur në qiellin e Tiranës më 25 maj dhe dy golat radhazi me kombëtaren ndaj Gjermanisë e Hungarisë ishin qershia mbi tortë për italianin, qëllimi i vetëm i të cilit është të mos ndalet.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×