Juventusi vazhdon të mbetet në kërkim të një sulmuesi pas vështirësive në arritjen e marrëveshjes me Anhel Di Marian. “Zonja” ka nisur kështu të studiojë objektiva të tjerë, me ish-sulmuesin e Ajaksit, David Neres.
Sipas raportimeve nga “La Stampa” bardhezinjtë kanë vendosur të bëjnë një tentativë për sulmuesin brazilian duke kërkuar informacion te skuadra e tij aktuale, Shaktar Donesk, me klubin ukrainas që e vlerëson kartonin e tij rreth 15 milionë euro.
Juventusi nuk është vetëm në këtë garë, me Benfikën e cila ka kohë që është vendosur në ndjekje të 25-vjeçarit dhe do të tejkalohej vetëm nga një ofertë më e lartë e bardhezinjve në drejtim të lojtarit.
Arena e Lajmit

Loading…