Protesta e opozitës/ A ka një këshillë tjetër për Bashën? Ja si përgjigjet Berisha

Whatsapp Image 2022 07 08 At 12.49.17 Pm

Gjatë një konferencë me gazetarët, kreu i PD Sali Berisha u pyet edhe lidhur me ish-kreun e PD Lulzim Basha, nëse do t’i jepte këshillë tjetër, pasi më herët Berisha u shpreh se nuk duhet t’i bashkohet protestës.

Në nota humori Berisha u shpreh se s’ka asgjë për t’u thënë dhe se ishte rast i veçantë.

Pyetje: Basha e ndoqi këshillën tuaj, i thatë të mos vijë në protestë dhe nuk erdhi? Keni ndonjë këshillë tjetër.

Berisha: Jo skam asgjë, ishte rast i veçantë. Nuk doja të ndodhte diçka…

Gjithashtu Berisha nuk ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa e cilësoi atë një autokrat që merr modelin e Enver Hoxhës.

“Unë atëherë kur njoftuan për non-gratat mund ta shpallja armik personal, por problemi ishte se në logjikën time një kundërshtar mund të çonte 1 mijë raporte…Këtu është armik i shqiptarëve për votën. Këtë s’mund ta pranoj. Nuk ka asgjë më të rëndësishme në botë se vota e lirë e qytetarëve. Ai është një autokrat që merr modelin e Enver Hoxhës.”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×