Rama inspekton spitalin “Shefqet Ndroqi”, detaji që i tërhoqi vëmendje: Shumë nice

Whatsapp Image 2022 07 08 At 1.10.13 Pm

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, i cili është pajisur me flotën e re të aparaturave mjekësore të teknologjisë së lartë.

Kreu i qeverisë, në prani të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka parë nga afër investimet në spital, ndërkohë që u ndal dhe te një pikturë që i bëri përshtypje në hyrje të godinës.

“Shumë nice”, tha Rama, ndërkohë që përgëzoi stafin e spitalit.

Mes të tjerash ai pyeti edhe për situatën e COVID, ndërsa hodhi edhe kunja për rritjen e pagës me 6% për mjekët dhe infermierët që nisi nga 1 korriku.

“Janë shtuar, por janë të buta apo jo? Tani në 1 gusht (qeshin)”, tha Rama.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×