
Kryetari i Partisë Demokratike i është përgjigjur një sërë pyetjesh të bëra nga gazetarët në konferencën për mediat, 24 orë pas protestës para Kryeministrisë.
I pyetur nëse do të ketë konsensus dhe do të ulet në tryeza politike për të negociuar marrëveshjen për votën e lirë, Berisha u shpreh se këtë do ta përcaktojnë shqiptarët.
Ai theksoi se kjo me Edi Ramën nuk është një betejë personale, pasi shpifjen nuk e përfshin në motivet për një “luftë” me rivalin e tij politik, por vjedhjen e votës së shqiptarëve nëpërmjet kërcënimeve po.
DISKUTIMI NË SELINË E PD:
Thatë që Paria Demokratike nuk njeh mënyrë tjetër për të ardhur në pushtet përmes votës, pro thatë edhe se nëse nuk veprohet kështu, revolucioni ka mënyrat e veta. Cilat janë këto mënyra?
Partia Demokratike nuk vjen në pushtet në asnjë mënyrë tjetër përveçse se me votë. Largimi i monizmit, se ka rënë kushtetuta dhe balanca e pushteteve. Ky pushtet është i paligjshëm, s’ka monizëm të ligjshëm në botë. Prandaj ky do të rrëzohet dhe shqiptarët do votojnë të lirë. Do gjenden mënyra që kurrkush të blejë më votë, që dikush t’i përdorë vendin e punës dikujt. Që dikush t’i thotë motra jote do pësojë këtë nëse s’voton. Kjo do të marrë fund.
Ju thoni që do ketë zgjedhje të lira dhe do respektohet vota. Për këtë duhet konsensus. Kush do ulet dhe me kë për konsensusin?
Për votën e lirë do jenë shqiptarët që do e caktojnë. Nëse më pyesin ju mua pse në vitet 91-96 dhe 2005-2014 shqiptarët nuk largoheshin nga vendi i tyre. Sepse votonin, gjithçka e vendosnin me votë. Dhe një kryeministër që vjedh votën duhet larguar.
Në personale me Edi Ramën, ju do ta udhëhiqni i vetëm këtë lëvizje? Do të jetë më e rëndësishme PD që të vijë në pushtet apo një betejë midis Edi Ramës dhe Sali Berishës?
Shiko nëse unë e kam cilësuar armik Edi Ramën, na thoni se çfarë quhet ai zotëri që rrëmben votën, që e ngjyen me gjak njerëzish. Shkoni dhe merrni numërimin e votave në Pallatin e Sportit në Elbasan. Tejkalon çdo skenar filmi që keni parë ju për numërimin e votave,. Disa zonja aty numëronin votat në tytën e banditëve të qeverisë. Terror. Ata që shprehen ndoshta bëjnë avokatin, pro s’kam asgjë unë personale, e kam pasur por se kam shpallur. Se DASH ka thënë që ka çuar raporte Edi Rama. Shpifësi nuk është armik, por ky është armik se rrëmben votën. Kjo është ajo që unë kam thënë. S’do udhëheq unë vetëm për këtë, ka një front tani, është fronti për shpëtimin e Shqipërisë, por shqiptarët nuk i mashtroj unë. Ai s’ka asnjë parim, ka frikë nga ato që ka kryer, ka tmerr. Erdhi me votë të lirë në pushtet dhe tani s’do të ikë nga pushteti. Këta që kundërshtojnë i ftoj të bashkohemi në një front të përbashkët. Sigurisht pesha e PD-së në këtë front është më e madhe se janë aksioner. Pesha është më e madhe. Ju e patë se aty kishte jo vetëm drejtues të partisë, por përfaqësues të grupeve të interesit, shoqërisë civile, qytetarë.