VIDEO/ Zjarri i përmasave të mëdha në zonën e Mirditës rrezikon banesa e vreshta, angazhohet për shuarjen e flakëve helikopteri i FA

Rgre

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme në zonën e Bukëmirës në Mirditë. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se zjarri i përmasave të mëdha ka rrezikuar banesa dhe shumë vreshta rrushi.

Edhe pse ndërhyrja nga toka konsiderohej e vështirë më shumë se dy orë më parë forcat zjarrfikëse ishin nisur drejt vendngjarjes.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes,  Niko Peleshi me një njoftim në Facebook bën me dije se një helikopter i Forcave të Armatosura i është bashkuar aksionit për të vendosur nën kontroll flakët.

“Helikopteri i Forcës Ajrore sapo i është bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në fshatin Bukmirë në Mirditë, ku zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Frocat zjarrfikëse nga Mirdita, Tirana, Kukësi e Burreli janë duke punuar nga terreni. Dyshimet janë se si në Krujë ashtu edhe në Mirditë zjarret janë të qëllimshme”, shkruan Peleshi.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×