Art Abazi konfirmon pjesëmarrjen në “Big Brother Vip”? Ja postimi që nxiti dyshime

art-abazi-2

Artisti Art Abazi ka nxitur dyshimet se do të jetë konkurrent në sezonin e parë të reality-showt “Big Brother Vip” në Kosovë.

Dyshimet nisën nga postimi i fundit që vetë Art Abazi bëri në profilin e tij në Instagram. Ai publikoi disa foto të shkëputura nga një ‘photoshooting’ që kishte realizuar, mdërsa një komentues shkruan: “Në Big Brother po hyka pasi ka bërë këto foto.”

Komenti nuk ka kaluar pa u vënë re nga muzikanti, i cili etiketoi edhe moderatoren Liberta Spaihu. Këta të fundit “komunikuan” përmes disa emojive duke mos thënë ende asgjë konkrete.

Kujtojmë se kohët e fundit emri i Art Abazit u lakua jo pak në media për shkak të jetës së tij private.

“Të “ndarë” nga mediat padrejtsisht, të bashkuar prej vitesh përjet’sisht”– shkruante në një postim në rrjetet sociale këngëtari nga Kosova Art Abazi disa javë më parë duke mohuar zërat se ishte ndarë nga e fejuara e tij.

Mirëpo, pak ditë pas këtij statusi ai kërkoi falje publike ndaj mediave dhe ndjekësve. Përmes një statusi në rrjetet sociale, artisti shkroi se ai dhe ish-partnerja kanë vendosur të ndajnë rrugët në mënyrë që të gjejnë qetësi në të ardhmen.

“Përmes këtij postimi i kërkoj falje mediave për reagimin e paarsyeshëm që unë kam bërë ndaj tyre dhe gjithë njerëzve që më kanë ndjekur virtualisht gjatë gjithë këtyre ditëve e të cilët ndoshta edhe i kam zhgënjyer për një moment pa dëshirën time. Sidoqoftë, e vërteta qëndron në faktin që unë dhe ish-partnerja ime kemi vendosur t’i ndajmë rrugët për t’i kontribuar qetësisë dhe të ardhmes sonë.  Kur ndarjet ndodhin pas shumë vitesh bashkim, jo gjithmonë emocionet kontrollohet lehtë. Andaj, duke ju falenderuar që na keni dhënë rëndësinë tuaj ju përqafoj sinqerisht!”-shkruan Arti.

 Disa javë më parë u raportua se këngëtari është ndarë nga partnerja e tij e shumë viteve, Rreze Qerreti. Vet dyshja krijoi vend për dyshime pasi hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale e madje fshinë të gjitha fotografitë e përbashkëta nga Instagrami.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×