Jo vetëm në ujë rrezik/ Po tërhiqej nga një automjet, gomonia shkëputet dhe përfundon në trotuar, dëmtohet një makinë (Video)

Shengjin

Një ngjarje e pazakontë që mund të kishte përfunduar me persona të lënduar ka ndodhur në Shëngjin mbrëmjen e sotme.

Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se një gomone e cila po tërhiqej nga automjet është shkëputur dhe ka përfunduar në trotuar, duke goditur dhe një automjet që ndodhej në anë të rrugës. Policia në vendin e ngjarjes, ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit.

Kujtojmë se më 2 gusht një 7-vjeçare u vra nga një skaf që drejtohej nga një polic në Himarë, teksa po notonte me të atin shumë pranë bregut. Pas ngjarjes, Policia nisi një aksion për kontrollin dhe bllokimin e mjeteve ujore.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×