Ngjarje e rëndë në Gramsh, shkrumbohen plotësisht dy banesa, dyshohet nga një shkëndijë elektrike

545454545

Shkrumbohen nga flakët dy banesa në fshatin Kabash në qendrën administrative Poroçan, Gramsh. Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për BalkanWeb se zjarri ka rënë rreth orës 3 të mëngjesit dhe dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Në  vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikësve, por era e fortë ka favorizuar flakët duke bërë që shtëpitë të shkrumbohen.

Mësohet se banesa është në pronësi të Rexhep e Çlirim Licit, të cilët bëjnë apel për ndihmë ndërsa 8 anëtarëte familjes së tyre tashmë kanë mbetur në qiell të hapur.

Për fat të mirë nuk ka pasur lëndime në persona.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×