Përkeqësohet situata me zjarret/ Tre vatra aktive në Shkodër dhe një banesë e djegur në Bërdicë

Zjarrfikese

Shkodra është përfshirë nga flakët ndërkohë që tre vatra aktive zjarri janë lokalizuar në fshatin Bardhaj, në Bërdicë dhe një tjetër në Velipojë.

Në fshatin Bardhaj, është lokalizuar një një vatër masive zjarri, e cila po përhapet me shpejtësi.

Në Bërdicë një banesë është përfshirë nga flakët, ndërkohë që rrezikohen disa banesa në lagjen Masmalaj.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se është shfaqur edhe një vatër tjetër në Velipojë, pranë rezervatit.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×