Shqiptarët, një dashuri për zikaltrit/ Mediat angleze: Armando Broja, në radarët e Interit

Ndërkohë që jemi në kohë merkatoje, dashuria e klubit të Interit për shqiptarët nuk shihet vetëm tek interesimi së fundmi për sulmuesin Armando Broja, por ka kohë që klubi zikaltër po tërhiqet nga shqiptarët, pasi është futur seriozisht në garë për të arritur shërbimet e Kristjan Asllanit, mesfushorit të Empolit, duke qenë se ai shihet nga drejtuesit e Interit si një zëvendësues ideal i Marselo Brovoziçit.

broja

Pas përfundimit të sezonit te Sauthemptoni, aty ku ishte i huazuar, Armando Broja është rikthyer te Çelsi, i cili ka një kontratë me shqiptarin. Në ditët e fundit shumë ekipe kanë dalë në skenë për emrin e sulmuesit. Lampard e kërkon tek Evertoni, ndërkohë që Uest Hemi është interesuar më shumë për të firmosur me 20-vjeçarin, i cili nuk dëshirohet vetëm nga ekipet e Premier Ligës.

Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, për Brojën është futur në garë edhe klubi i Interit. Zikaltrit presin që të mbyllin marrëveshjen me Romelu Lukakun, po nga Çelsi, por ndërkohë që masat janë marrë që tani. Nëse diçka nuk shkon mirë me rikthimin e sulmuesit belg, atëherë skuadra e Inzagit do të kalojë tek Armando Broja dhe për këtë duhet të paguajë një shifër të konsiderueshme te londinezët. Por në Serinë A, Interi nuk është i vetmi ekip që kërkon shërbimet e Brojës, pasi më parë ka pasur një interesim edhe nga Napoli.

VLERA – Sipas medias angleze, cilido ekip që do të kërkojë të afrojë lojtarin, nuk mund ta realizojë këtë me më pak se 30 milionë euro. Ndërkohë që pas angazhimit me ekipin kombëtar, Broja do të nisë fazën përgatitore nën urdhrat e Tomas Tuhelit, i cili është shprehur se sulmuesi është lojtar i Çelsit dhe se do ta shohë nga afër kur blutë të fillojnë përgatitjet.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×