Vrasja në Maliq/ Identifikohet viktima dhe autori, të dy blegtorë, sherri nisi…

1578183339 1569701512policianaten

Identifikohet viktima në Maliq. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se ka mbetur i vrarë me thikë shtetasi Nesti Sotiri, rreth 60 vjeç.

Po kështu policia ka identifikuar dhe autorin e dyshuar, shtetasin Velo Azisllari. Mësohet se si viktima dhe autori janë që të dy fermerë, dhe merren me bagëti.

Sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta, teksa të dy kanë goditur njeri-tjetrin dhe janë dëmtuar me mjete prerës. Si pasojë njëri ka ndërruar jetë, tjetri ndodhet në spital.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 08.08.2022, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në fshatin Rëmbec, Maliq, gjatë një konfliti për motive të dobëta, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi N. S., i cili pasi mbërriti në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes të njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes ku bënë të mundur edhe identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi V. H., që për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vrasja në Maliq/ Identifikohet viktima dhe autori, të dy blegtorë, sherri nisi…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook