ZYRTARE/ Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare largohet nga drejtimi i skuadrës së Kategorisë së Parë

Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Elvin Beqiri, nuk do të jetë më trajner i Tërbunit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi pukjan, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ku bëhet me dije se tekniku 41-vjeçar për arsye personale ka ndërprerë bashkëpunimin me “Shqiponjat e Veriut”.

Terbuni

Beqiri u emërua në kryer të Tërbunit në korrik të vitit 2021, duke zhvilluar një sezon të suksesshëm brenda objektivave. Nën drejtimin e shkodranit ekipi nga Puka regjistroi 12 fitore 11 barazime dhe 10 humbje.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

Klub Futboll TËRBUNI PUKË 1️⃣9️⃣3️⃣6️⃣⚽️🇦🇱 njofton të gjithë tifozët pukjanë se ka ndërprerë bashkpunimin me trajnerin, #ElvinBeqiri për arsye personale të trajnerit që padyshim të gjithë i respektojmë! Tekniku 41 vjeçar u emërua në krye të klubit tonë në Korrikun e vitit 2021 duke qëndruar për një sezon tek ne ku dhe ishte eksperienca e tij e parë si trajner profesionist! Nën drejtimin e trajnerit Beqiri ekipi ynë regjistroj 12-të fitore ✅, 11-të barazime 🤝🏻 dhe 10-të humbje ❌, ku me këto rezultate e mbyllem në vendin e pestë në Kategorinë e Parë! Dy ndeshje të humbura kanë qënë në kupen e Shqipërisë dhe një humbje në “play-off”, pjesa tjetër i përket kampionatit! I gjithë stafi drejtues i klubit tonë, tifozët Pukjanë dhe Ultras “Shqiponjat e Veriut” e falenderojnë trajnerin Beqiri për gjithçka çfarë i dha ekipit tonë në një sezon të mirë dhe plot emocionues. I urojmë gjithashtu shumë suksese në karrieren e tij dhe shpresojmë që kjo të jetë një mirupafshim dhe jo një lamtumirë!

 

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×