Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplas motorin, 41-vjeçari nuk u mbijeton plagëve

Ambulance

Një aksident me pasojë vdekjen e një 41-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Policia njofton se ditën e sotme është bërë arrestimi i një 30-vjeçari, i cili duke drejtuar mjetin e tij, ka përplasur 41-vjeçarin që udhëtonte me motor.

“L. D., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Vorë-Tiranë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin R. M., 41 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën”, thuhet në komunikatën e policisë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×