Aksident në aksin Kardhiq-Sarandë, policia jep detajet: Plagosen drejtuesit e mjeteve, pasagjerë ishin edhe tre fëmijë

Ambulanca 600x338 1

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Delvinë-Sarandë, ndërsa raportohet se janë lënduar lehtë dy persona. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa është bllokuar qarkullimi nga të dyja anët e rrugës.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:10, në aksin rrugor Kardhiq-Sarandë, në fshatin Shelegar, një automjet tip “BMW” me drejtuese shtetasen A. K. dhe pasagjer shtetasin A. G. është përplasur me një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. S. dhe pasagjerë 3 shtetas të mitur. Të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×