Interi “bllokon” Asllanin, zbulohet oferta zyrtare e zikaltërve për blerjen e mesfushorit të Kombëtares

Interi ka “bllokuar” Kristjan Asllanin.

Asllani Empoli

Pas arritjes paraprake të marrëveshjes gjatë ditës së djeshme, gazetari i njohur dhe njëkohësisht eksperti i merkatos, Xhanluka Di Marcio, ka zbuluar zyrtarisht dhe ofertën e klubit zikaltër në drejtim të Empolit.

Klubi milanez ka ofruar 9,5 milionë euro për mesfushorin e Kombëtares shqiptare.

Kjo ofertë mund të jetë e duhura për të mbyllur marrëveshjen dhe për të sjellë në Milano një nga talentët më premtues në Serinë A.

Gjatë sezonit që përfundoi, 20-vjeçari shqiptar u aktivizua gjithsej në Serinë A me fanellën e skuadrës toskane në 23 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar dhe 1 asist për shokët e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×