“PS kthen ambasadën shqiptare në Greqi në zyrë elektorale”, PD nxjerr emrin: Atasheu ushtarak u caktua koordinator për zgjedhjet në Athinë

54883815 384b 4969 A2d3 74f38191f846

Indrit Hoxha, Sekretar për Emigracionin në Partinë Demokratike, në një konferencë për shtyp ka denoncuar përdorimin e ambasadës së Shqipërisë në Athinë për mbajtjen e takimeve të Partisë Socialiste.

Ai ka shtuar se një shkelje tjetër e partisë në pushtet është caktimi i atasheut ushtarake Roland Berxhani si koordinator për zgjedhjet e PS në Athinë

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë është kthyer në zyrë elektorale të Partisë Socialiste.

Informacione ardhur në PD bëjnë me dije organizimin e një takimi të brendshëm partiak në mjediset e përfaqësisë diplomatike shqiptare në Athinë duke shkelur ço ligj e kod etike, përfaqësues të PS kanë organizuar takim brenda zyrave ku stema është e Republikës së Shqipërisë. Futja aty e flamujve simboleve partiake është mjerim përdhosje e idesë së shtetit. përvetësimi i simboleve kombëtare dhe devijimi i vullnetit të taksapaguesve shqiptarë për qëllime partia është një rekord i zi që nuk i bën nder asnjë PS normale.

PD dënon me forcë pranimin në takimi të ministres Mirela Kumbaro, Damian Gjiknuri dhe Laert Duro dhe bën thirrje për hetimin e kësaj shkeljeje flagrante.

Dënojmë edhe caktimin atasheut ushtarake Roland Berxhani si koordinator për zgjedhjet e PS në Athinë. Përfshirjen e një zyrtari aq më tepër të një atasheu partiak cënon dinjitetin e forcave të Armatosura të një vendi të NATO, po ul edhe kredibilitetin e ambasadës tek bashkatëdhetarët tanë atje.

Kthimi i ambasadës me zyrë me aneks i PS është një atentat që qeveria i bën shtetit dhe imazhit të Shqipërisë.

I bëj thirrje bashkatëdhetarëve të na informojnë për çdo kundravajtje atje.

PD do ju jetë në krah”, tha ai.

Capture

54883815 384b 4969 A2d3 74f38191f846

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×