Hugo Ekitike ka firmosur me Njukasëllin, çka rrit shpresat e Sven Botmanit për të kaluar te Milani. Lila kishte edhe një akord me anglezët, por durimi i këtyre të fundit është sosur nga mbrojtësi i cili ka vijuar të marrë kohë për t’u menduar.
Në këto kushte, kuqezinjtë mbeten ekipi favorit për të siguruar shërbimet e holandezit.
Në ditët e kaluara është thënë se Maldini ka arritur të sigurojë edhe një akord verbal me 21-vjeçarin që aktualisht është i impenjuar me Holandën U-21.
Lila pretendon 35 milionë euro për kartonin e Botmanit dhe i vetmi klub që nuk kishte munduar të ulte çmimin ishte Njukasëlli.
Me daljen nga skena të anglezëve, Milani do të ketë më shumë hapësirë për të diskutuar koston e transferimit të lojtarit.
Italianët synojnë një akord në rendin e 25 milionë eurove, teksa ujërat thuhet se mund t’i turbullojë PSG-ja që mbetet në kërkim të një qendërmbrojtësi.
Arena e Lajmit

Loading…